Rreth nesh
Ne kuader te thirrjeve per projekt Propozime 2022 nga Ministria e Kultures, Qendra Zanafilla ne Mars 2022 u be perfituese per projektin “Eja ne Vau Dejes”, i cili perfshihet ne prioritetin 1- Promovim i kultures dhe trashegimise kulturore permes teknologjise digjitale, te thirrjes. Te gjithe aktivitetet e perfshira ne projekt, finalizohen me krijimin e aplikacionit digjital “Eja ne Vau Dejes”, i cili do te sherbeje per promovimin e trashegimise kulturore si dhe zhvillimin e turizmin me kete zone, nje nder prioritetet kryesore te vete Qendres Zanafilla. Ky projekt vjen si nje shembull i bashkepunimit te aktoreve te ndryshem, ne kete rast Ministria dhe Qendra Zqnafilla, ne permiresimin e situates per zonen ku implementohet por jo vetem.
Ky projekt mundesohet dhe financohet nga Ministria e Kultures. Realizimi dhe implementimi behet i mundur nga Shoqata Zanafilla