Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si dege e Muzeut te Shkodrës, ku pati të ekspozuara pjesë nga gjërat personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash etj. Në vitin 1991 shtepia-muze “Ndre Mjeda” u mbyll dhe gjithe materialet e ekspozuara u dërguan në Muzeun Historik të Shkodrës. Në vitin 1993 në kishën e Kuklit shërbyen misionaret e Nënë Terezës, të cilët bënë një shtesë ngjitur me qelen nga ana e pasme e saj, si dhe në hapësirës ndërmjet kishës dhe qeles duke i lidhur këto dy objekte.
Bassania qyteti i humbur mbi 2000-vjeçar në Bushat, Vau Dejes. (Shqipëri)
Pak histori Por le të kthehemi në lashtësi, prej nga na vijnë t’dhanat e para për qytetin e lashtë ilir. Duhet t’ia dijmë për nder historianit latin Tit Livi (59 p.K – 17 m.K) , i cili asht i pari e mbase edhe i vetmi ndër autorët e lashtë që na e përmend ose mâ saktë...