Kisha e Shën Markut është ndërtuar me një arkitekture të veçantë që përket përiudhes mesjetare dhe ndodhet në majën e malit të Dejës buzë murit lindor rrethues të kalasë së Vaut të Dejës, qyteza e dikurshme e Danjës
Kisha përmendët së pari në dokumentacionin historik në vitin 1400. Kështu Gjergj Bardhi në viziten e tij të viteve 1631-1632, flet ripërtritjen e kishës në atë periudhë. Kjo Kishë është e lidhur me gojdhënën se e ka ndërtuar Skënderbeu si kujtim për fitoret e tij ndaj venecianëce për kalanë e Danjës. Pothuajse të gjitha burimet historike, deri vonë, deri në shekullin XX, përmendin dy gjëra të rëndësishme të qytezës mesjetare: kështjellën që i ishte blatuar Shën Markut, shenjtit mbrojtës të Venedikut dhe kisha e Shën Mërisë, një kishë që ishte ndërtuar në shekullin XIII.