Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”

Kompleksi përbëhet nga kisha dhe nga qela (shtëpia ku ka banuar rreth 30 vite Ndre Mjeda) dhe ndodhet në fshatin Kukel të Njësisë Administrative Bushat. Kompleksi është ideuar dhe projektuar nga vete Mjeda, sipas stilit neoklasik. Qela është e ndertuar në vitin 1906 dhe kisha në vitin 1913.

Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si dege e Muzeut te Shkodrës, ku pati të ekspozuara pjesë nga gjërat personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash etj. Në vitin 1991 shtepia-muze “Ndre Mjeda” u mbyll dhe gjithe materialet e ekspozuara u dërguan në Muzeun Historik të Shkodrës. Në vitin 1993 në kishën e Kuklit shërbyen misionaret e Nënë Terezës,  të cilët bënë një shtesë ngjitur me qelen nga ana e pasme e saj, si dhe në hapësirës ndërmjet kishës dhe qeles duke i lidhur këto dy objekte.

Monumente të tjera

Kisha e Shën Mërisë

Kisha e Shën Mërisë

Kisha Shën Mërisë  është ndertuar në këmbë të malit të Dejës ku ndodhen rrënojat e qytezës dhe fortesës mesjetare të Danjës, që për herë të parë përmendet si qendër peshkopale në vitin 361. Në këtë Kishë thuhet se ka vënë kurorë Skenderbeu dhe në afërsi të saj...

Kisha e Shën Markut

Kisha e Shën Markut

Kisha e Shën Markut është ndërtuar me një arkitekture të veçantë që përket përiudhes mesjetare dhe ndodhet në majën e malit të Dejës buzë murit lindor rrethues të kalasë së Vaut të Dejës, qyteza e dikurshme e Danjës Kisha përmendët së pari në dokumentacionin historik...