Kisha Shën Mërisë është ndertuar në këmbë të malit të Dejës ku ndodhen rrënojat e qytezës dhe fortesës mesjetare të Danjës, që për herë të parë përmendet si qendër peshkopale në vitin 361. Në këtë Kishë thuhet se ka vënë kurorë Skenderbeu dhe në afërsi të saj ekziston varri i Lekë Zaharisë. Kisha Lindja e Zojës është një ndër Kishat më të vjetra në Shqipëri që i ka rezistuar shkatërrimeve ndër shekuj derisa rregjimi komunist e shëmbi plotësisht në vitin 1969. Kisha ka qenë e shtrirë përfundi Kalasë së Danjës, e ndërtuar në luginën e malit të Dejës dhe mendohet se është ndërtuar rreth viteve 1300.
Kisha e Shën Mërisë është ndërtim tipik i stilit Gotik të shekullit XIII. Kisha e Shën Mërisë paraqiste një kishë një nefshe me planimetri drejtkendëshe dhe absidë rrethore në anën lindore.