Kalaja e Vigut është një ndër tri kalatë (castrumet) ushtarake romake në territorin Shqipëtar. Ajo është një kështjell ushtarake dhe dhe me funksion ekonomik. Është ndërtuar mbi rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lisus-Naisus (Lezhë-Nish) dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin dhe Lezhë-Pukë-Prizren, rrugë kjo që me kalimin e kohës është rrënuar dhe është bërë e pashfrytëzuar. Saktësisht kalaja, graviton në një sheshore, ku bashkohet lumi i Gjadrit me atë të Vomës, me një sipërfaqe prej 5600 metrash katrorë. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla. Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje, të ngjashme me ato të Elbasanit. Themelet e mureve rrethuese mund të shihen gjatë anëve të këndit që formon derdhja e përroit të Vomës në atë të Gjadrit. Teknika e ndertimit të mureve karakterizohet me përdorimin e gurëve të zallit të lidhura me llaç, fugaturat e gjera ne mes mureve kanë të vendosura copa tjegullash ose tulla për të mbushur boshlëqet.
Bassania qyteti i humbur mbi 2000-vjeçar në Bushat, Vau Dejes. (Shqipëri)
Pak histori Por le të kthehemi në lashtësi, prej nga na vijnë t’dhanat e para për qytetin e lashtë ilir. Duhet t’ia dijmë për nder historianit latin Tit Livi (59 p.K – 17 m.K) , i cili asht i pari e mbase edhe i vetmi ndër autorët e lashtë që na e përmend ose mâ saktë...