Kalaja e Danjës, ndodhet mbi një kodër shkëmbore rreth 120 metër mbi nivelin e detit. Thuhet që është pika ku ndriçon dielli 3 herë më shumë se në Londër (kalon paraleli 42). I përket periudhës mesjetare të shekullit XIV. Ajo kontrollonte lehtësisht komplet fushën pjellore të Zadrimës dhe rrugët kryesore që vinin nga Shkodra dhe Lezha, te cilat bashkoheshin tek dogana e Danjës, duke vazhduar drejt Kosovës e më larg.
Kalaja përmendët në dokumentat e shekullit të XII, që ishte një qendër episkopale dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kohës që kontrollonte rrugën Shkoder-Prizren. Kalaja mesjetare ishte pjesë e një sistemi fortifikimi të luginës së Shkodrës dhe luginës se Drinit.
Gjate viteve 80` të shekullit të fundit janë bërë disa gërmime arkeologjike që tregojnë vendndodhjen e sundimtarëve, familjes Zaharia.