Kalaja e Dalmacës ndodhet në majë të malit, 600 m mbi nivelin e detit brenda zonës së banuar. Siti shtrihet në një territor që ka një sipërfaqe prej 2 ha dhe përbëhet nga niveli i mesëm i habitatit dhe ai i poshtëm. Siti shtrihet pothuajse paralel në vijë ajrore me neokropolin e vendbanimit.
Kalaja e Dalmacës u gjurmua për herë të parë nga konsulli francez në shkoder Degrand në 1899. Gërmimet e para aty u bënë nga albanologu i njohur J.Han.
Kalaja e Dalmacës i përket zonës së Komanit ku falë zbulimeve arkeologjike me tepër vlerë të këtyre ditëve të fundit, po klasifikohet si qendra e qyteterimit të Shqipërisë në Mesjetën e hershme.